>

Mire se vini ne Stebleve!  

Gazeta Stebleva

Gazeta Stebleva eshte nje botim i Shoqates Stebleva. Ne muajin Gusht 2011 doli numuri i 22-te i saj. Numuri i pare i saj doli ne muajin Nentor 2005. Gazeta Stebleva eshte nje organ qe ideohet, formulohet, redaktohet dhe botohet nga vete kryesia dhe anetaret e shoqates. Donacionet per prodhimin e saj gjenden nga ana e kreut te shoqates ne rruge private nga donatore te ndryshem. Gazeta “Stebleva” eshte nje botim mujor. Ajo do të jetë tribuna e mendimit të lirë të të gjithë steblevasve kudo që janë, do të pasqyroje historinë, traditat e lashta dhe kulturën e fshatit tonë, problemet dhe shqetësimet e fshatit e banorëve të tij, gjëndjen e resuseve natyrore si dhe përpjekjet për ruajtjen e pasurimin e tyre.

Gazeta jonë do të denoncoje ashpër të gjithë ata faktorë apo persona që abuzojnë e përfitojnë në mënyrë jo të ligjshme nga pasuritë e fshatit tonë, të krijuara e ruajtura nga brezat e të parëve tanë. Gjithashtu, në faqet e saj, do të gjejnë vënd inisiativat për kthimin e zonës në zonë turistike, vënjen në dobi të komunitetit të pasurive të saj, si dhe përmirësimin e ndjeshëm të infrastrukturës. Gjithashtu, në faqet e gazetës do të përshëndeten inisiativat e rikthimit në fshat, investimet e ndryshme në turizëm, blegtori , frutikulturë, bujqësi, etj. te banoreve të ikur pë shkaqe ekonomike nëpër vite e dekada. Njëkohësisht, faqet e gazetës do të jenë të hapura për shprehjen e rrugëve e mundësive për forcimin e miqësisë tradicionale të fqinjëve, deri në pasqyrimin e nismave të përbashkëta për të mirën e zonës sonë të lënë deri tani në harresë. Për përmbushjen e këtij misioni, ftohen të gjithë intelektualët Steblevas, banorët e saj, por dhe dashamirës të shumtë, që të shkruajnë e të sjellin në redaksi shkrimet e tyre per publikim.

Redaksia e Gazetes Stebleva

Gazeta Stebleva nr.1

Kjo gazete doli ne qarkullim ne muajin Nentor 2005. Ne kete periudhe Kryetar i Shoqates Stebleva ishte zoti Ali Fejza. Si fillorojtese e kesaj linje botimi qe do te pasonte, ky numer kishte per kryeartikull vete eventin e krijimit te shoqates dhe dokumentet ligjore qe e shoqeronin ate. Po keshtu ne kete gazete behet nje prezantim i anetaresise dhe kryesise se shoqates, aktiviteteve dhe ceremonive te zhvilluara me kete rast.

gazeta nr.1

lexo me teper

Gazeta Stebleva nr.2

Kjo gazete doli ne qarkullim ne prag te krishtlindjeve ne muajin Dhjetor 2005. Ajo dha sihariqin e rifutjes në

projektet e qeverise per vitin 2006 te aksit rrugor nacional Librazhd-Steblevë.

Ne kete numur nder artikujt me kryesore do te lexoni:

Hapet dogana e Trebishtit, “harrohet” ajo e Steblevës !? - FAQE 7
Stebleva dhe Golloborda, nyje tradicionale komunikimi, por ende të neglizhuara - Nga ARTAN LILA - FAQE 8
Njohje dhe ftesë për resurset e Steblevës Nga Ing. TRIFON CFARKU - FAQE 9
Vahid Kurmaku, veprimtar dhe atdhetar i shquar dibran - Nga VAHID KURMAKU (i riu) - FAQE 10

gazeta nr.2

lexo me teper

Gazeta Stebleva nr.6

Pervec pasurive pyjore te permendura me lart me pemet e drurit te ahut, pishes se zeze, lisit, bredhit te bardhe, panjes, vidhit, ka nje larmi te jashtezakonshme te bimeve medicinale si dellinja e zeze, trendafili i eger, hithra, luleshtrydhja, mjedra, salepi, njemijefleteshi, shtogu, boronica, dhjetera lloje kerpudhash me shije te pa krahasueshme e me vlera te shumta mjedisore. Kullotat alpine te kesaj zone shquhen per shume llojshmerine e

gazeta nr.6

lexo me teper

Arkiva e Gazetes Stebleva

style="color: rgb(0, 0, 0);">Gazeta Stebleva 28
Gazeta Stebleva 1 Gazeta Stebleva 2 Gazeta Stebleva 6 Gazeta Stebleva 8 Gazeta Stebleva 9 Gazeta Stebleva 10 Gazeta Stebleva 11
Gazeta Stebleva 12 Gazeta Stebleva 13 Gazeta Stebleva 14 Gazeta Stebleva 15 Gazeta Stebleva 17 Gazeta Stebleva 19 Gazeta Stebleva 22
     
Gazeta Stebleva 24 Gazeta Stebleva 25  Gazeta Stebleva 26  Gazeta Stebleva 27  Gazeta Stebleva 28

Informacione kontakti

Per me teper informacione ne lidhje me Kryetarin e Shoqates, Kryesine, Kryeredaksine e Gazetes Stebleva

lexo me teper

Gazeta Stebleva

Gazeta Stebleva eshte nje botim i Shoqates Stebleva. . Numuri i pare i saj doli ne muajin Nentor 2005.

lexo me teper

Projekte te Shoqates

This section is under construction.

lexo me teper

Objektiva te shoqates

Posta jone elektronike

goni
goni
beni
goni